Kurti: Vrasja e rreshterit Muhamed Lika do të ndriçohet e kriminelët do të dënohen

Kurti: Vrasja e rreshterit Muhamed Lika do të ndriçohet e kriminelët do të dënohen

19:42, 05/04/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra të martën, më 1 prill.

Në këtë vizitë për ngushëllime, Kurti vlerësoi lart figurën e rreshterit Lika, për kontributin e tij për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë, por edhe kontributin e dhënë në çlirimin e vendit si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se vrasja e rreshterit Lika do të ndriçohet e kriminelët do të marrin dënimin e merituar.

“Rreshteri Muhamed Lika ka punuar e kontribuar shumë për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë. E para kësaj, është angazhuar e ka kontribuar si luftëtar i UÇK-së për çlirimin e popullit dhe vendit tonë. Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet”, shkroi Kurti në librin e ngushëllimeve.

Rreshteri, Muhamed Lika u vra para banesës së tij mbrëmjen e 1 prillit teksa kishte përfunduar orarin e punës.

Katër ditë nga vrasja të dyshuarit ende nuk janë kapur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco