“Stop vjedhjes me tarifa”, qytetarët kërkojnë që rryma të mos shtrenjtohet – paralajmërohen protesta masovike

“Stop vjedhjes me tarifa”, qytetarët kërkojnë që rryma të mos shtrenjtohet – paralajmërohen protesta masovike

16:07, 05/04/2025

Me pankartat në duar “Jo rritjes së çmimit të rrymës”, “Ndal varfërimit të qytetarëve”, “S’ka dritë me padrejtësi”, “Stop vjedhjes me tarifa”, dhe thirrjet “Asnjë cent ma shumë”, nën organizimin e iniciativës “Asnjë cent më shumë” u protestua sot nga ora 15:00 në sheshin “Skënderbe” dhe para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

Organizatorët e protestës i kanë bërë thirrje ZRRE-së të mos merr vendim për shtrenjtimin për 15% të energjisë elektrike, në të kundërtën kanë paralajmëruar se protestat e tyre nuk do të ndalen dhe do të jenë masovike.

Besnik Shabiu nga “Asnjë cent më shumë”, paralajmëroi protesta të tjera edhe më të fuqishme në rast se kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

Shabiu, tha se kërkesa e grupit ka qenë shumë e qartë dhe kësaj kërkese sot iu bashkuan siç pohoi masovikisht qytetarët të cilët nuk meritojnë të paguajnë asnjë cent më shumë.

“Kërkesa jonë ndaj ZRRE-së është të pezullohet vendimi për shtrenjtimin e energjisë për 15%. Deri të premten më 11 prill, kur ZRRE të merr vendim presim që institucionet të refketojnë dhe të heqin dorë. Hiqni dorë nga kjo ide e shtrnejtimit të energjisë ose do të përballeni me protesta masovike”, tha ai.

Kurse Ali Sefaj, tha se nuk do të lejojnë shtrenjtimin e rrymës.

“Jemi tëvendosur, nuk shtyhemi asnjë hap më pas derisa t”i realizojnë kërkesat tona, nuk kanë të drejtë me shtrenjtu jetën tonë.Proetstat tona do të masovizohen”, tha ai.

Pas fjalimeve, protestuesit kanë shkuar te objekti i Ministrisë së Ekonomisë duke brohoritur “Asnjë cent më shumë”, “Mos na shikoni, ejani bashkohuni”, “Rryma nuk është lluks”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco