E dhimbshme: Viktima nga rrëshqitja e dheut në Veternik është një 40-vjeçar

E dhimbshme: Viktima nga rrëshqitja e dheut në Veternik është një 40-vjeçar

16:05, 05/04/2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Richard Holbrooke”, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Viktima që ka humbur jetën nga rrëshqitja e dheut është 40 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent.”, tha ai.

Tutje ai tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco