Haradinaj: Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit

Haradinaj: Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit

12:36, 05/04/2025

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Naser Brahimaj – Bardheci, për të cilin thotë se ishte ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, të cilët me guxim iu përgjigjën thirrjes për lirinë e Atdheut.

Postimi i tij:

Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, të cilët me guxim iu përgjigjën thirrjes për lirinë e Atdheut. Sot përulemi me nderim e krenari para figurës së heroit Naser Brahimaj – Bardheci, një ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë.

Në përvjetorin e rënies, nderojmë bashkëluftëtarët e tij të idealit: Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama, burra të cilët në emër të lirisë dhanë gjithçka.

Heroizmi i tyre është themeli mbi të cilin u ndërtua liria jonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco