Gjykata Speciale pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Gjykata Speciale pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

13:35, 04/04/2025

Në rastin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është marrë vendim për pranimi e disa deklaratave të dy dëshmitarëve kodet e të cilëve janë W02172 dhe W04858. Për të fundit, i janë vendosur edhe masa mbrojtëse me propozimin e prokurorisë.

Sipas vendimit të marrë më 2 prill 2025 i cili u bë publik të njëjtën ditë, me 13 dhjetor 2024 e po ashtu edhe me 14 shkurt 2025, trupi gjykues kishte shtyrë vendimin për pranimin e deklaratave të dëshmitarit W04858 si edhe kishte refuzuar pranimin e dëshmisë së W02172.

Një kërkesë të ngjashme, ZPS-ja e kishte bërë edhe në 7 mars 2025 por që për dëshmitarin W04858 kishte kërkuar edhe masa mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me 19 mars, në kërkesën e ZPS-së ishin përgjigjur ekipet mbrojtëse. Ndërsa kundërpërgjigja e ZPS-së ishte dorëzuar me 24 mars. Në të njëjtën ditë, mbrojtja kishte kërkuar pranimin e një deklarate shtesë për dëshmitarin W02172 gjë e cila ishte pranuar nga trupi gjykues.

Në kërkesën e saj, ZPS-ja kishte përmendur faktin që gjyqtaret kishin konstatuar për dëshmitarin W02172 se provat në lidhje me të janë të rëndësishme dhe autentike por që ato u refuzuan që të pranohen sipas rregullës 153 do të kishin efekt më shumë dëmtues së sa vlerë provuese.

Sipas vendimit, trupi gjykues kishte thënë se intervista e këtij dëshmitari kishte të bënte me persona që dyshohen se janë ndaluar në objektin e paraburgimit në Llapashticë si dhe ndërveprimin që ka pasur dëshmitari me anëtarë të ndryshëm të UÇK-së.

Në kërkesën e saj, ZPS-ja ka thënë se pasi ky material tani është dorëzuar me redaktime, vlera provuese e deklaratës së dëshmitarit në fjalë nuk ka efekt të dëmshëm dhe se ajo duhet të pranohet sipas rregullës 153.

Mbrojtja kishte thënë se kjo deklaratë nuk duhet të pranohet sipas rregullës 153 me arsyetimin se rrëfimet e W02172 mbi strukturën e UÇK-së dhe politikën e supozuar të saj për ndëshkimin e bashkëpunëtoreve përbëjnë elemente inkiminuese dhe janë të mospërputhese me dëshminë e saj lidhur me të njëjtën çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco