Osmani takohet me mbretin e Jordanisë dhe presidentin bullgar, diskutojnë për dialogun

Osmani takohet me mbretin e Jordanisë dhe presidentin bullgar, diskutojnë për dialogun

13:09, 04/04/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të rëndësishme me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, si pjesë e takimit të Aqaba në Sofje.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, presidentja e vendit tha se ky takim ka për qëllim nxjerrjen përpara të bashkëpunimit, dialogut dhe stabilitetit rajonal.

“Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco