FOTO/ Incidente me simbolet e Kosovës në Serbi, huliganët djegin flamurin

FOTO/ Incidente me simbolet e Kosovës në Serbi, huliganët djegin flamurin

20:26, 03/04/2025

Kongresi i 49-të i UEFA-s nuk ka kaluar pa incidente. Kosova mori pjesë me simbolet e saj, por më pas ato u hoqën nga tavolina, duke sjellë reagimin e palëve.

‘Theksojmë se Kosova ishte e përfaqësuar zyrtarisht me simbolet e saj shtetërore, njësoj si çdo anëtare tjetër e UEFA-s. Çdo veprim i mundshëm në përfundim të mbledhjes, kur presidenti i FFK-së nuk ishte më në sallë, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjesë e barabartë e këtij organizimi’, ishte reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në anën tjetër Federata serbe kërkoi falje për këtë situatë, duke shtuar se e korrigjuan.

Image

 ‘Reaguam shpejt dhe me vendosmëri e me përgjegjësi të plotë informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s në Beograd se nuk ka flamuj të të ashtuquajturës Kosovë’, tha Federata serbe e futbollit.

FFK i cilësoi si të pabaza deklaratat e Federatës së Futbollit të Serbisë, teksa falënderoi UEFA-n për trajtimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Në rrjetet sociale, qarkullojnë edhe imazhe se disa huliganë serbë kanë djegur flamurin e Kosovës, por për momentin nuk ka asnjë raportim mbi këtë çështje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco