'Na thonë shkoni në Gjakovë'/ Spitali Isa Zllami në Bajram Curr, lënë në harresë, denoncimi: Paftyrësi e të madhe e organeve kopetente

'Na thonë shkoni në Gjakovë'/ Spitali Isa Zllami në Bajram Curr, lënë në harresë, denoncimi: Paftyrësi e të madhe e organeve kopetente

12:38, 03/04/2025

Spitali Isa Zllami në Bajram Curr, Tropojë, po përjeton kushte të mjerueshme, ndërsa qytetarët e zonës janë lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse për shëndetësinë. Ky denoncim ka ardhur nga banorët e Tropojës, të cilët përmes një postimi në Instagram, shprehen se spitali është i pafunksionueshëm dhe nuk ofron shërbime përkatëse. Ata thonë se, kur shkojnë për shërbim, atyre u thuhet të drejtohen për ndihmë në Gjakovë, duke nënkuptuar dështimin e autoriteteve për të siguruar shërbime bazë për qytetarët në këtë zonë.

Përgjegjësia për këtë situatë, sipas denoncimit, bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtuesit e spitalit që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për përmirësimin e kushteve, përkundrazi kanë toleruar një situatë të papranueshme për popullin.

Në një kohë kur fushata zgjedhore është në kulm dhe politikanët kërkojnë mbështetje për një mandat tjetër, ka një kontradiktë të madhe: si mund të kërkohet mbështetje për një mandat tjetër kur spitalet, të cilat janë jetike për shëndetin e qytetarëve, lihen në këto kushte? 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco