Ishte në kërkim nga policia, 41-vjeçari kapet në Morinë

Ishte në kërkim nga policia, 41-vjeçari kapet në Morinë

09:46, 03/04/2025

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Morinë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe pas shkëmbimit të informacionit me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, kanë arrestuar shtetasin D. K., 41 vjeç.

Nga verifikimet e bëra, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për akuzat e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Pas arrestimit, shtetasi D. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ku u ekzekutua masa e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco