Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur orët e vona të së martës në autostradën Milot-Morinë.
Burime nga policia bënë të ditur se automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari Festim Gjeta.
Të dy viktimat ishin nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht Kukës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.
© SYRI.net