Kryediplomati britanik arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

Kryediplomati britanik arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

22:21, 01/04/2025

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, në një postim në Facebook.

Ai ka njoftuar se Lammy është pritur nga Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lammy nesër në mëngjes do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, ata do të deklarohen për media. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco