Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy të mitur nën dyshimin për sulm seksual.
Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Dy të miturit dyshohen për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
© SYRI.net