Nga pasnesër, gjobat e trafikut do t’u vijnë në derë të shtëpisë

Nga pasnesër, gjobat e trafikut do t’u vijnë në derë të shtëpisë

16:05, 01/04/2025

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nga data 3 prill do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për shkeljet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Gjobat do të dërgohen në dy mënyra: Përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.

Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ka qenë drejtues i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit që ka drejtuar automjeti, teksa mosdorëzimi i këtyre të dhënave do të sjellë masa ligjore

Njoftim nga Policia e Kosovës:
[🔹]  Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit
[📅]  Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
[📨]  Si do të dërgohen gjobat?
[✅]  Përmes Postës së Kosovës  [📬]
[✅]  Përmes platformës e-Kosova  [💻]
[🛑]  Çka duhet të dini?
[🔸]  Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.
[🔸]  Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
[🔸]  Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
[💰]  Lehtësira për qytetarët
[✅]  Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!
[✅]  Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.
[🚗]  A keni shitur një automjet?
Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.
[⚠️]  Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!  [🚦]
Policia e Kosovës  [🚔]  | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco