Ishte porositur për të vrarë Durim Bamin, 34-vjeçari mbetet në burg

Ishte porositur për të vrarë Durim Bamin, 34-vjeçari mbetet në burg

10:31, 31/03/2025

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar këtë të hënë masën e arrestit në burg dhënë në mungesë për Edison Mucekun, të ekstraduar këtë fundjavë nga Britania e Madhe.

34-vjeçari u arrestua në këtë shtet më 11 janar të këtij viti në kuadër të një operacioni me 50 masa sigurie zhvilluar nga SPAK, për goditjen e disa grupeve kriminale.

Muceku raportohet të jetë pjesë e një grupi që drejtonte Viktor (Tori) Xheçuka, të dy të akuzuar për tentativën e vrasjes së Hamza Terziut në Bulqizë, më 21 maj 2020.

Xheçuka dyshohet nga SPAK për vrasje me pagesë, ku mes episodeve të zbuluara nga SKY ECC, në shënjestër ka qenë dhe i shumëkërkuari Durim Bami.

Viktor Xheçuka ka dyshime se fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndërkohë, Edison Muceku akuzohet për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Muceku i kishte kërkuar gjykatës britanike që të ndërpriste procesin e ekstradimit pasi do kthehej vetë vullnetarisht në Shqipëri, që të përballej me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco