Berisha:  Edi Rama është arrogant i lindur, i urren të rinjtë dhe prandaj ata duhet që të votojmë për ta lënë atë në të shkuarën

Berisha: Edi Rama është arrogant i lindur, i urren të rinjtë dhe prandaj ata duhet që të votojmë për ta lënë atë në të shkuarën

11:01, 30/03/2025

Kreu demokrat deklaroi ne takimin e organizuar nga FRPD, LDG dhe Brain Gain se “Edi Rama është arrogant i lindur, i urren të rinjtë dhe prandaj ata duhet që të votojmë për ta lënë atë në të shkuarën”

Berisha: Së bashku me Besartin ne kemi folur shumë për programin dhe së bashku me ju, ai ka hartuar një program shumë të mirë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursa, të diplomohen në mënyrë që të fitojnë një vend pune.

Por jo vetëm kaq.

Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta.

Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe.

Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri.

Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin.

Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi.

Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik.

Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi.

Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco