Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende – kjo krijon një çekuilibër

Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende – kjo krijon një çekuilibër

09:23, 28/03/2025

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian (BE) ka ende në fuqi ndaj Kosovës.

Rohde e pranon se është pak i frustruar që nuk ka ndodhur ende dhe sipas tij, kjo krijon një çekuilibër dhe efekte konkrete.

Tutje, ai theksoi se masat ndëshkuese duhet që të largohen.

“Për masat, mund të përsëris vetëm se Gjermania avokon vazhdimisht heqjen e menjëhershme të masave, si shumica e vendeve. Më duhet të pranoj se jam gjithashtu pak i frustruar që nuk ka ndodhur ende, sepse krijon një çekuilibër dhe efekte konkrete”, ka thënë ai në KTV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco