Haradinaj: LDK-ja po e bllokon ‘Qeverinë e opozitës’

Haradinaj: LDK-ja po e bllokon ‘Qeverinë e opozitës’

21:34, 27/03/2025

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si bllokues qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re.

Haradinaj në Debat Plus e ka konsideruar këtë qëndrim si pengesë për formimin e një qeverie opozitare.

“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte deklaruar se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco