SYRI TV/ Si i grabiti Edi Rama 24 ha tok në Vuno? Kreu i PD, Sali Berisha publikon dokumente të reja

21:12, 27/03/2025

Nga selia blu, lideri i opozitës Sali Berisha së bashku me gazetarin Armand Maho publikuan prova se si janë falsifikuar dokumentet, se si Edi Rama ka falsifikuar dokumentet shtetërore për të grabitur 24 hektarë tokë në Vono, pranë kanionit të Gjipesë. Berisha deklaroi se falsifikimet kanë nisur që nga Arkivi i Shtetit, i drejtuar nga Ardit Bido, sot kandidat për deputet në atë zonë, ndërsa gazetari Maho bëri një shpjegim të gjithë dokumenteve të falsifikuara, si dhe provat historike ku paraardhës të Edi Ramës kanë faktuar në kujtimet e tyre se nuk kanë qenë pronarë të asaj sipërfaqe. 

Synimi i grabitjes së një prej kanioneve më të bukura është ndërtimi i hoteleve dhe resorteve.

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, denoncoi Kryeministrin Edi Rama, që sipas kryedemokratit, ka përvetësuar 24 hektarë tokë në Vuno me dokumente të falsifikuara. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se faktet tregojnë se prona Vuno i përket kishës Ortodokse, por Edi Rama dhe familjarët e tij kanë flasifikuar  dokumentet, ndërsa kjo paligjshmëri mbrohet nga SPAK dhe kreu i gjykatës së lartë Sokol SAdushi. Ai tha se falsifikimet kanë nisur që nga Ardit Bido, drejtues i arkivit të shtetit, ndërsa sot kandidat i PS për deputet në qarkun Vlorë.

Krah kryedemokratit, ishte dhe gazetari Armand Maho, i cili ka kryer investigimin për pronat e kryeministrit Rama në Vuno. Maho publikoi të dhëna, që sipas tij tregojnë se paraardhësit e  Kryeministrit nuk kanë qenë kurrë pronar të 224 mijë metra katrorëve tokë në Vuno, të cilën sot kreu i qeverisë dhe të afërmit e tij e kanë marrë në pronësi.

Kryedemokrati Berisha dhe gazetari Maho treguan gjithashtu se në pronën që ka përvetësuar Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij, sot po ndërtohen resorte turistike nga Vilma Nushi, një nga biznesmenet e afërta të qeverisë.

Berisha e cilësoi përvetësimin e 224 mijë metra katrorëve tokë nga Edi Rama dhe familja e tij në Vuno, si një nga Plaçkitjet më të mëdha që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kreydemokrati u shpreh se Këtë dosje do e dërgojë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, në të gjithë botën, të gjitha mediave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco