Nikola Kedhi, anëtar i sekretariatit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, i ftuar në emisionin Task-Forcë në Syri TV me Sonila Meçon, ka kërkuar një reagim të fortë nga opozita lidhur me skandalin e fundit, duke e cilësuar atë si një çështje tepër serioze, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.
Duke bërë një krahasim me skandalin e patronazhistëve katër vite më parë, Kedhi tha se asokohe mungoi një reagim i mjaftueshëm nga opozita, ambasadat dhe komuniteti ndërkombëtar.
“Ishte një skandal mjaft i fortë, të mendosh që është dikush që të ndjek nga pas, të kontrollon dhe mbledh informacione për ty. Kësaj radhe duhet të ndodhë e kundërta – të ketë një reagim të fuqishëm nga opozita zyrtare dhe nga çdo individ që e quan veten opozitar,” u shpreh ai.
Kedhi theksoi se është e domosdoshme që kjo çështje të bëhet e njohur për komunitetin ndërkombëtar, pasi rrezikon të ndikojë në procesin zgjedhor. “Kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndë. Do të ishte e rëndë edhe disa muaj më parë, jo më tani që jemi vetëm një muaj para zgjedhjeve,” përfundoi ai.
Kedhi:
4 vite përpara ndodhi ekspozimi i një skandali tjetër, i patronazhistëve.
Nuk pati në atë kohë një reagim mjaftueshëm të fortë nga opozita e asaj kohe, nga lidershipi i asaj kohe i opozitës, nga ambasadat, nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga mediat.
Ishte një skandal dhe ai mjaft i fortë, të mendosh që është dikush që të ndjek nga pas, kontrollon, di çdo gjë për ty, mbledh informacione, të dhëna etj.
Kësaj radhe duhet të ndodhë e kundërta, duhet të ketë një reagim të fortë nga opozita zyrtare, nga çdo kush që e quan veten opozitar, po sidomos nga ajo zyrtarja. Duhet të ketë një ndërgjegjësim, një informim të komunitetit ndërkombëtar për këtë, sepse është një gjë jashtëzakonisht shumë e rëndë.
Do ishte e rëndë edhe para disa muajsh, jo më tani që jemi një muaj para zgjedhjeve.
© SYRI.net