Çim Peka: Arrestimi i Veliajt, falë dashurisë Rama-Dumani

16:02, 27/03/2025

Gazetari Çim Peka një ditë më parë në emisionin që drejton, ka bërë një konstatim të pakundërshtueshëm, lidhur me ‘dashurinë’ që ka lindur mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, dy figura që sipas tij kanë lidhje me arrestimin e Erion Veliajt.

Një dashuri, që sipas gazetarit Peka shihet e pasqyruar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe spostimin e njerëzve të tij nga Tirana dhe ‘degdisja’ e tyre në rrethe apo lista të hapura.

Përmes një analize të detajuar, Peka thotë se duke spostuar klanin Veliaj, Rama do ta kishte më të lehtë pushtetin e tij mbi të vetët dhe median, që deri para arrestimit të kryebashkiakut tregonin se ishin nën urdhrat e këtij të fundit.

Dhe mënyra më e mirë për t’ia hequr pushtetin dhe për t’i prerë krahët Veliajt brenda PS dhe medias, ishte ‘dashnori’ i Ramës, Altin Dumani, thekson ndër të tjera gazetari Peka.

Ditën që Veliaj u arrestua, njësoj si me Lefter Kokën, Saimir Tahirin, me Vangjush Dakon, ekzakt dy netë përpara Edi Rama ka darkuar me Erion Veliajn dhe me Dash pezën. E njëjta skemë, ata që arrestoheshin, do thonit ju koiçidencë? Po koiçidencë me Gjushin, me Sajmirin, Terin e me Lalin. Ndodhi arrestimi i Veliajt. Të gjithë thanë Rama s’është i interesuar, SPAK është i pavarur. Rama doli e sulmoi SPAK, sytë me gjak, i keni parë të gjitha. Çfarë ndodhi 3 javë më pas. Me ndihmën e Drejtorisë së Burgjeve, që kontrollohet nga Ulsi Manja, Veliajt iu bë një tjetër dosje në burg, ndoshta më e madhe se ajo që u arrestua, duke qenë se nuk u prek incineratori, 5D, një dosje që ndoshta ishte ndërtuar mbi rrëfimet e të gjitha përgjimeve ambientale telefonike të Erion Veliajt me familhjarët. Ku ai flet për tradhtinë e Belinda Ballukut, Ulsi Manjës, flet për qirakë në media që i ka paguar dhe që duhet të mbajnë këto qëndrime. Rama kuptoi vetëm një gjë, që Erion Veliaj nuk kishte vetëm një pjesë të segmentit të PS, por kishte kontroll në media më shumë se sa Rama.

Ky arretsim ndodhi me lejen apo pa lejen e Edi Ramës? Fillimisht u mendua se ndodhi pa lejen e Edi Ramës, por duke parë dashurinë e re të Edi Ramës me Altin Dumanin pasi mori nën kontroll të gjitha mediat që kontrolloheshin nga Erion Veliaj, pasi siç thuhet, redaktoi i ka marrë nën kontroll edhe fb, pasi shantazhoheshin edhe familjarët, Rama, tashmë është dashnori më i madh i Altin Dumanit. Po pse i interesonte ky arrestim? Për një arsye të thjeshtë. Veliaj do të kishte në listë të hapur si drejtues jashtë burgut, së paku 5 emra për deputet: Etjen Xhafajn, Toni Gogun, Etilda Gjonaj, dhe Fatmir Xhafajn. Më 2021 Edi Rama, u investua shumë që Fatmir Xhafaj të mos zgjidhej deputet, por bandat policia dhe bashkia e nxorën Xhafajn deputet, duke thyer herësin, jashtë vullnetit të Edi Ramës.

Për këtë ka pasur dëshmi të forta përplasjes mes tij dhe Edi Ramës. Kësaj radhe policinë se ka Xhafaj, pasi ministri i Brendshëm kandidon vetë për deputet në Tiranë, votat e socialistëve që mund t’i merrte ka sjellë nga Divjaka në Tiranë, Erion Braçen. Erion Veliaj e ka në burg dhe mbështetës të tjerë në bashki, i ka dubluar po në Bashkinë e Tiranës duke ndarë votat e tyre. Veliaj s’mund të kishte grup parlamentar ‘de facto’ brenda PS, sepse pas këtij mandati, ai s’mund të rizgjidhet më dhe sigurisht do ta kushtëzonte Edi Ramën për të ardhmen e tij politike. Jo 5 mandate, por 1 mandat për të është shumë. Llogaria dhe dashuria e Edi Ramës për Altin Dumanin të bën të kuptosh se gjithçka ka qenë kalkulim dhe arrestimi i Erion Veliajt ka qenë shpërthim i kontrolluar nga Edi Rama dhe Altin Dumani. Të gjitha premtimet nga SPAK se do të kishte arrestime të bujshme para zgjedhjeve, dolën fiasko.  Të gjitha premtimet e tyre se bandat kriminale po blejnë votat, po marrin leje nga Edi Rama, po marrin licensa për kanabizimin, licensa pë lojëra fati janë të paprekur dhe masivisht në terren për të marrë vota. Arrestimi i Erion Veliajt tregon dashurinë e Edi Ramës për Altin Dumanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco