Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

15:56, 27/03/2025

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco