Serbia s’e lejon ministrin Çeku të futet në Preshevë

Serbia s’e lejon ministrin Çeku të futet në Preshevë

14:11, 26/03/2025

Serbia nuk e ka lejuar hyrjen e ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë. Lajmin e ka dhënë Ardita Sinani.

“Serbia sërish ndalon ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon!

Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.

Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco