Formimi i qeverisë, Murati: Vlen ajo që e ka thënë kryeministri, presim certifikimin e rezultateve

Formimi i qeverisë, Murati: Vlen ajo që e ka thënë kryeministri, presim certifikimin e rezultateve

13:07, 24/03/2025

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i pyetur në lidhje me mundësinë e një kompromisi nga VV-ja për formimin e qeverisë, ka dhënë përgjigjen e njejtë me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se fillimisht do të presin përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve e konstituimin e Kuvendit.

“Në lidhje me këtë çështje, besoj se vlen ajo që ka thënë kryeministri. Pra, fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit dhe më pas mund të flasim për formimin e qeverisë,” u shpreh Murati, pas një konference për media me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco