Shqiptarët e kanë të qartë se është ai, Rama që i ka përzënë nga vendlindja, ndaj ata nuk e duan më…
Kjo foto flet më shumë se sa mund të përshkruhet…

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë ‘shfrytëzuar’ ndeshjen e kombëtares shqiptare kuq e zi nga stadium Wembley për t’i thënë kryeministrit Rama se diaspora nuk e do më.
‘Rama ik! Diaspora zgjedh ATDHEUN’, shkruhet në banderolën e shfaqur nga një tifoz kuq e zi në stadiumin londinez, ku jo pa qëllim ka zgjedhur mbishkimin me të kuqe, një nga simbolet e flamurit shqiptar.
Tashmë dihet se Rama dhe soji i tij nuk janë të mirëpritur në diasporë, dhe shqiptarët do të jenë ata që më 11 maj do t’i thonë ‘JO’, sundimit të tij prej më shumë se një dekade në pushtet me krim, korrupsion dhe banda kriminale që punojnë për llogari të pushtetit.
© SYRI.net