Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljubço Papazov, i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, është arrestuar si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë kryetarë të së njëjtit qytet.
Të tri personat dyshohen se ishin në dijeni se klubi i natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima, funksiononte në mënyrë ilegale për dhjetë vite.
Autoritetet lokale po vazhdojnë hetimet ku kanë arrestuar dhe 18 persona të tjerë. Syri.net-CNN.gr.
© SYRI.net