Çmontohet rrejti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Droga importohej nga Holanda

Çmontohet rrejti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Droga importohej nga Holanda

09:22, 20/03/2025

Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka arrestur 4 shqiptarë dhe një tunizian.

Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash.

Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.

Ditën e djeshme, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco