Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi iu dha sot lamtumira e fundit.
Ai u varros në Burojë të Skenderajt, ku të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin një numër i madh i qytetarëve.
Krahas qytetarëve, pati edhe figura publike që morën pjesë në nderim të figurës së tij.
Arkivoli i Haxhi Thaçit ishte mbështjellur me flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Haxhi Thaçi vdiq mbrëmjen e së dielës në QKUK, tri ditë pas vizitës nga Haga që i bëri i biri i tij, ish-presidenti Thaçi, ku dhe ishte i shtrirë prej javësh për shkak të gjendjes shëndetësore.
Hashim Thaçi nuk u lejua nga Dhomat e Specializuara të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit.

© SYRI.net