Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut

Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut

11:28, 17/03/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Osmani tha se me Sorensen diskutuan dialogun e lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.

Ajo tha se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së, si dhe përmendi sërish masat e padrejta të BE-së ndaj shtetit tonë.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco