Memli Krasniqi ngushëllon për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi

Memli Krasniqi ngushëllon për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi

23:10, 16/03/2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.

“Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë. Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar kreu i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Haxhi Thaçi ka vdekur sonte. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK prej disa javësh, dhe gjendja e tij ishte e rënduar.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, para tre dite ishte lejuar nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij që ishte i shtrirë në QKUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco