Në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë.
Një veturë ka rënë poshtë urës të këtij fshati.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se nga ky vetaksident janë lënduar katër persona.
“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Drejt të Istogut, ku katër persona janë lënduar, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë stafi shëndetësor e policia.
© SYRI.net