Përleshja mbrëmë në Klinë, arrestohen 6 të mitur

Përleshja mbrëmë në Klinë, arrestohen 6 të mitur

13:27, 16/03/2025

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinë, me datën 15.03.2025, rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё rrahje.

Policia menjëherë i është përgjigjur informatёs dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjёs ku ka ndodhur rasti, aty ishin tё pёrfshirё tetё (8) persona.

Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekёsor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё).

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, gjashtё (6) tё dyshuarit ( tё mitur) janё ndaluar pёr 24 orё.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco