Një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar një tragjedi të rëndë në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku të paktën 50 persona kanë humbur jetën gjatë një koncerti të një bande të njohur.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit, i shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Në atë moment, brenda lokalit ndodheshin rreth 1,500 persona, duke shkaktuar panik dhe kaos të madh.
Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas të dhënave nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit, ndërsa 27 prej tyre, me dëmtime më të rënda, janë dërguar në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup.
Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren, ndërsa një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka nisur hetimet. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe Kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa priten informacionet e para për shkaqet e plota të kësaj tragjedie.
© SYRI.net