Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë drejtuar bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar përpara kryeministrisë, kundër vendimit që çoi në mbylljen e platformës sociale për të rinjtë TikTok.
Për qytetarët një vendim i tillë është i papranueshëm, pasi vendimmarrja të ngjan me shtetet diktatoriale, ku nuk lejojnë fjalën e lirë.
Por shpjegimi i vetëm që japin ata, është fakti se opozita ia ka dalë të jetë triumfuese në rrjetet sociale, përballë propagandës së Ramës.
‘U lajmëruam për mbylljen e TikTok, vjen si pretekst për tragjedinë në shkollën ‘Fan Noli’, të 14-vjeçarit, Martin Cani. Video TikTok duke qenë se algoritmi është i tillë, mund të bëhet shumë shpejt virale. Jam totalisht kundër, pasi shtetet e tjera që funksionojnë e kanë zgjedhur përmes filtrave jo përmes mbylljes totale.
E kanë bërë vetëm disa shtete, nga më diktatorialet. Pse s’e mbylli më 12 maj, e pse pikërisht sot kur ne jemi më pak se 60 ditë para zgjedhjeve më të rëndësishme që ka pasur vendi në 30 vite.
Duke parë që opozita është dominuese në terren, në rrjetet sociale sidomos në TikTok, duke dominuar me video virale, komente pozitive.
© SYRI.net