Na ndajnë edhe pak minuta nga starti zyrtar i protestës së opozitës kundër mbylljes së platformës sociale TikTok.
Kreu i PD-së, Sali Berisha do të niset nga banesa e tij për t’iu bashkuar më pas të rinjve, të cilët kanë filluar të grumbullohen.
Ndërkohë protesta ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
© SYRI.net