Lideri, vëllai, daja – këta janë 8 deputetët e koalicionit AAK-NISMA

Lideri, vëllai, daja – këta janë 8 deputetët e koalicionit AAK-NISMA

18:07, 15/03/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Sipas këtyre rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me  42.30 përqind duke siguruar 48 deputetë, e dyta renditet PDK me  20.95 përqind. PDK ka siguruar 24 deputetë. LDK renditet e treta me 18.27 përqind dhe 20 deputetë dhe AAK-Nisma me 66 mijë e 256 vota apo 7.06 përqind ka siguruar 8 deputetë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet që edhe këtë legjislaturë të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, por ai kësaj radhe do ta ketë afër tij hiç më larg se vëllain. Në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re pritet të jetë edhe Daut Haradinaj. Por ky nuk është familjari i vetëm që Ramush Haradinaj pritet ta ketë pranë në ulësen e deputetit. Aty do të jetë edhe daja i tij Lahi Brahimaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në karrigen e deputetit nga koalicioni AAK-Nisma pritet të jetë edhe Fatmir Limaj, i cili së fundmi nuk ka përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me kreun e VV-së, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Në Kuvend nga AAK-Nisma do të jetë edhe Bekë Berisha, Time Kadriaj, Arbreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco