Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.
Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.
Kjo vjen pasi për sot pritet të ndodhë protesta masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiq.
© SYRI.net