Jeta Statovci e 'godet' opozitën: Partitë e vjetra fërkojnë duart për pushtet, edhe pse humbës

Jeta Statovci e 'godet' opozitën: Partitë e vjetra fërkojnë duart për pushtet, edhe pse humbës

21:55, 14/03/2025

Deputetja nga Guxo, Jeta Statovci,  i ka quajtur parti të vjetra opozitën duke ua përpalasur realitetin e 9 shkurtit se ata janë “humbës”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo deklaroi se këto ditë u shpërfaq mendësia e tyre për të gllabëruar çdo pore pushteti.

“Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë. Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t’ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet”, u shpreh Statovci.
 Statusi i plotë:

Parti të vjetra duke folur vetmeveti dhe duke fërkuar duart për pushtet, edhe pse humbës.

Këto ditë ishin shpërfaqje e mendësisë së tyre për ta gllabruar çdo pore pushteti. Ashtu siç dëshmon e kaluara e tyre e zymtë. Këta duan t’i japin vetes atë që qytetari ua mohoi me votë.  Kurse, të dy partitë bashkë nuk bëjnë sa fituesi i zgjedhjeve. Dëshirojnë që partisë që populli ja dha 48 deputetë, t'ia marrin disi qeverisjen. Krejt këto i bëjnë ende pa u certifikuar rezultatet.

Me i lënë, këta ta prejnë hartën e institucioneve, sipas kuteve të tyre. Vullneti i qytetarëve është i qartë, dhe askush nuk mund ta anashkalojë atë përmes manovrave të vjetra politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco