Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili dy ditë më parë bëri akuza të rënda ndaj mediave.
Kështu kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Lidhur me pyetjen tuaj të cilën e keni parashtruar ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e tyre.
“Qen të mediave” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë” ishin disa nga epitetet që Kurteshi përdori në adresë të gazetarëve. “
Për gjuhën e anëtarit të VV-së, reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
AGK-ja ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave dhe të mos pengojë punën e gazetarëve.
© SYRI.net