Katër të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit

Katër të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit

20:41, 13/03/2025

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave të ndodhur të enjten në Strellc të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, ka thënë Gashi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco