Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e tri orë ndodhet në QKUK duke e vizituar babain e tij, i cili ndodhet i shtrirë në Klinikën Interne.
I rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ato të EULEX-it, Thaçi u soll rreth orës në QKUK rreth orës 11:00.
Ai u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”, ndërsa përshëndeti me dorë edhe qytetarët që ishin mbledhur për të.
Tashmë kur janë bërë tri orë që kur Thaçi po qëndron brenda QKUK-së, numri i qytetarëve që po presin për ta parë ish-presidentin nga afër, veçse është rritur.
Krahas qytetarëve, aty është parë edhe vëllai i tij, Gani Thaçi.
Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.
Vizita e tij po zhvillohet në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.
Në media është raportuar se Thaçi ka të drejtë të vizitoj babanë e tij vetëm brenda ditës së sotme.
Po ashtu, si kusht e ka që brenda të jetë edhe policia edhe një përkthyes, që të dihet gjithçka çfarë bisedohet.
© SYRI.net