Me votat e mërgatës në Londër, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm. Partia e cila drejtohet nga Albin Kurti ka marrë 734 vota apo 87.69 për qind.
Në këtë përfaqësi diplomatike, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e VV-së ka marrë 644 vota, duke lënë shumë mbrapa me vota kundër kandidatët e tjerë.
Lidhja Demokratike ka marrë gjithsej 59 vota, ku nga këto 48 janë për kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhikun.
Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 31 vota, ndërsa Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie ka marrë 27 vota.
Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë veç katër vota.
© SYRI.net