FOTO/ ‘Luftë’ në Bilefeld në gjyqin për vrasjen e boksierit shqiptar, tre të plagosur, njëri rëndë

FOTO/ ‘Luftë’ në Bilefeld në gjyqin për vrasjen e boksierit shqiptar, tre të plagosur, njëri rëndë

17:47, 26/02/2025

 

Të shtëna me armë zjarri përpara gjykatës rajonale në Bielefeld të Gjermanisë janë regjistruar pasditen e kësaj te mërkure.

Image

Bild raporton se të shtënat me armë janë regjistruar, teksa në gjykatë po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.

Image

Besar Nimani

Autor i dyshuar i vrasjes së boksierit shqiptar është Hüseyin Akkurt 38 vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut të vitit të kaluar.  

Image

Hüseyin Akkurt

Mësohet se para Gjykatës kanë shkuar forca atë shumta policie dhe ambulanca. Dëshmitarët okularë raportuan se disa persona janë shtrirë të plagosur përtokë.

Image

Ndërkohë që mësohet se ka rënë në prangat e policisë njëri nga autorët e sulmit të sotëm para Gjykatës. Ndërsa bashkëpunëtori tij është ende në arrati.

Image

Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur babai dhe vëllai i autorit që dyshohet se vrau boksierin shqiptar.

Image

Vëllai i të pandehurit është qëlluar në këmbë. Ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

Image

Sakaq raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco