Të shtëna me armë jashtë sallës ku po mbahet gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë jashtë sallës ku po mbahet gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani, raportohet për të plagosur

16:36, 26/02/2025

Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku po vazhdon procesi për vrasjen fatale të boksierit shqiptar Besar Nimani.

Nimani u qëllua për vdekje gjatë darkës së tij në një kafene në Gjermani pranverën e kaluar, ndërsa një nga vrasësit e tij është ende në arrati.

Nga ngjarja e sotme, raportohet për disa të plagosur, por detaje të mëtejshme nuk janë publikuar ende.

Ky incident ka shtuar tensionet rreth procesit gjyqësor dhe ka shkaktuar shqetësim për sigurinë në zonën përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco