Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për koorporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës dhe të gjitha ndërmarrjet publike lokale të kryeqytetit.
Në njoftimin e publikuar nga komuna thuhet se çmimi preferencial është 120 euro për person, shkruan Reporteri.net.
Përdorimi iu kësaj bilete është i pakufizuar në të gjitha linjat urbane dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë.
“Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet. [🚶♂️] [🚗] ”, thuhet në njoftimin e komunës
© SYRI.net