Fotografi nga një mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka sqaruar se kur Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë”.
Cakolli ka thënë se Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, meqenëse mandate i saj lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, e jo me përmbushjen e katër viteve nga konsitituimi i Kuvendit, shkruan Reporteri.net
“Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re”, ka shkruar Cakolli.
© SYRI.net