Kritikat e SHBA-së dhe vendeve tjera perëndimore për moskoordinim, Haxhiu: Veprimet tona në veri s’janë kundër aleatëve

Kritikat e SHBA-së dhe vendeve tjera perëndimore për moskoordinim, Haxhiu: Veprimet tona në veri s’janë kundër aleatëve

13:55, 26/02/2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se veprimet e institucioneve të sigurisë të Kosovës, përfshirë ato të fundit të mbylljes së qendrave për punë sociale në veri që menaxhohen nga Serbia, nuk janë kundër aleatëve ndërkombëtarë.

Haxhiu këtë e tha në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Siç ka thënë ministrja, ato qendra janë mbyllur meqë dyshohet se përmes tyre është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit.

‘’Veprimet apo vendimet e institucioneve të sigurisë nuk janë kundër partnerëve tanë apo kundër qytetarëve kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkundrazi, këto Qendra janë mbyllur nga Policia e Kosovës sepse dyshohet se nëpërmes tyre është ndërhyrë apo është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit duke kushtëzuar votën e qytetarëve të komunitetit serb”, ka thënë ministrja.

“Vet shefja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor. Këto qendra dyshohet se kanë qenë instrumenti i ndërhyrjes, prandaj edhe ka pasur reagim ligjor dhe të duhur institucional. Ne kemi përgjegjësi ndaj ligjit. Kemi përgjegjësi ndaj Kushtetutës së Kosovës dhe qytetarëve që të sigurojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe të sigurohemi se vota e secilit është lirë dhe gara zgjedhore është fer”, ka shtuar Haxhiu.

Për mbylljen e këtyre qendrave ka pasur reagime nga shtetet e QUINT-it, të cilat kanë thënë se mbyllja e këtyre strukturave ilegale duhet të trajtohet në dialog.

Ambasada Amerikane në Prishtinë  reagoi duke e quajtur veprim “të pakoordinuar”.

Në atë reagim u tha se mbylljet e këtyre zyrave janë bërë p akoordinim dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco