Zyra e Kurtit shpall tender 17 mijë e 500 euro për blerjen e karrigeve për zyre

Zyra e Kurtit shpall tender 17 mijë e 500 euro për blerjen e karrigeve për zyre

11:05, 26/02/2025

Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender në vlerë 17 mijë e 500 euro për blerjen e karrigeve për zyre.

Në dosjen e tenderit të publikuar në e-Prokurim thuhet se do të blihen 50 karrige, që sipas një përllogaritje të thjeshtë i bie se një karrige do të blihet për 350 euro.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 18 marsi, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

Kohëzgjatja e kontratës është për 3 muaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco