Osmani diskuton për ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve me ambasadorin italian

Osmani diskuton për ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve me ambasadorin italian

18:06, 25/02/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca theksohet se ata kanë diskutuar për ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ata kanë folur edhe për çështje të sigurisë.

“Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco