Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se dy personat e arrestuar për plagosjen mbrëmë në Klinë janë ndaluar për 48 orë dhe është paraqitur kërkesa në Gjykatën Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i cili gjithashtu bëri të ditur se katër persona kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Ai tha se janë siguruar edhe prova të cilat do të shërbejnë tutje në këtë rast.
“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe njëkohësisht ndaj tyre do të dorëzohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërkaq i kemi katër viktima të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Gjithashtu janë siguruar prova të cilat do të shërbejnë për procedurë penale dhe Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerren veprime tjera hetimore”, tha Nikçi për Reporteri.net.
Policia e Kosovës ka sekuestruar armën me të cilën ka ndodhur rasti në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë.
Në komunikatën e policisë bëri të ditur se gjatë arrestimit të të dyshuarve, ka sekuestruar një pistoletë M57, një karikator të së njëjtës armë, pesë fishekë 7.62 mm, dy gëzhoja dhe një mjet të mprehtë (brisk).
Gazeta Online Reporteri.net raportoi se personat e plagosur ishin vëllezër mes vete.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 22:40 të dielën në fshatin Jashanicë të Klinës.
Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi fillimisht kishte bërë të ditur se një nga vëllezërit ishte plagosur nga arma e zjarrit dhe të të tjerët me mjete të forta.
“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, kishte thënë Gashi për
© SYRI.net