Drogë në Lipjan, bastiset një shtëpi – dy persona dërgohen në mbajtje

Drogë në Lipjan, bastiset një shtëpi – dy persona dërgohen në mbajtje

09:21, 12/01/2025

Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi që gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë qese të vogla me marihuanë të përgatitura për shitje.

Sipas policisë, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë pasi që dyshohej se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e parë për shitjen e narkotikëve.

Pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco